“Britma që dëgjohet akoma sot”, FIFA feston legjendën e Italisë me një video drithëruese

24 Shtator 2020
16:16
Denis Hakanaj
back button

Shumë urime Marco Tardelli-t.

Ish-futbollisti ka ditëlindjen sot dhe urimet kanë ardhur edhe nga profili zyrtar i FIFA-s në Twitter. Një urim special për kampionin e botës me Italinë në 1982-shin që është kujtuar për festimin e tij, një nga momentet me të paharrueshëm të historisë së futbollit.

“62 lojtarë kanë shënuar në një finale të Kupës së Botës. Vetëm njëri ka prodhuar një britmë jehona e së cilës dëgjohet akoma sot.”

“I urojmë gëzuar ditëlindjen një prej legjendave të Axurrëve dhe një prej mesfushorëve më të gjithanshëm të historisë së futbollit”, ka qenë mesazhi i FIFA-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit