Broja është i frikshëm, një ndërhyrje shpëtimtare i mohoi golin ndaj Tottenham (Video)

28 Dhjetor 2021
20:17
Denis Hakanaj
back button

Armando Broja i ka shkuar shumë afër golit në ndeshjen që Southampton barazoi 1-1 kundër Tottenham.

I aktivizuar në minutën e 71-të, sulmuesi kuqezi ka krijuar një rast të rrezikshëm për gol nga asgjëja në minutën e 92-të.

Pasi ka fituar dy dyluftime ndaj lojtarëve të Spurs, shtatlarti është futur në zonën e rreptësisë dhe ka goditur menjëherë portën.

Një gjuajtje që kishte shumë mundësi të transformohej në gol, po të mos kishte qenë për ndërhyrjen shpëtimtare të Sanchez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit