BROJA MAHNIT PREMIER LEAGUE | Shqiptari nuk ka të ndalur, realizon edhe sonte. Më shumë gola se Lukaku (VIDEO)

11 Janar 2022
22:43
Telesport
back button

Armando Broja vazhdon të mrekullojë dhe të shënojë. Sonte ka ardhur goli i pestë në Premier League, më mirë se sa Romelu Lukaku që Chelsea pagoi mbi 100 mln euro…

Dhe, te blutë tani po e shohin me një sy tjetër. Talenti shqiptar rritet nga ndeshja në ndeshje.

Sauthempton vazhdon me rezultatet pozitive në Premier Ligë, duke mundur një kundërshtar jo të lehtë si Brentford me rezultatin 4-1.

Armando Broja tashëm është kthyer tashmë në titullar të padiskutueshëm.

Sulmuesi realizoi golin e 3-1 pas një kundërsulmi të skuadrës së tij. Ky ishte goli i pestë për 20 vjeçarin këtë sezon në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit