Manchester City nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Southamton në javën e 23-të të Premier League.
Ndalet kështu vrapi i Qytetarëve, që është paraqitur në këtë ndeshje pas 12 fitoresh radhazi të marrë në kampionatin anglez.
Ka nisur keq ndeshja e luajtur në St. Mary Stadium për lojtarët e Pep Guardiola-s.
Walker-Peters, në fakt, ka kaluar në avantazh bardhekuqtë pas vetëm shtatë minutash lojë me një gol shumë të bukur.
Ylli i Shipërisë, Armando Broja, ka dyfishuar avantazhin e të tijve në minutën e 24-t, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.
Në minutën e 65-të ka ardhur episodi që ka vendosur fatin e ndeshjes.
Laporte ka shënuar me një goditje me kokë golin që ka fiksuar shifrat në 1-1.
Standings provided by SofaScore LiveScore