Broja nën urdhërat e Tuchel. Shqiptari: “I dyti më i ri që jam me skuadrën në fazën përgatitore. Është çmenduri. Kur isha i vogël…”

21 Korrik 2021
22:36
Telesport
back button

Pas një sezoni të mirë te Vittesse në Holandë, Armando Broja u kthye te Chelsea dhe ka bindur Tuchel ta marrë në fazën përgatitore në Irlandë.

Në ndeshjen e parë miqësore ylli i kombëtares shënoi gol dhe asist.

Sot ai ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen e klubit, pasi edhe ka firmosur rinovimin për 5 vite.

“Jam këtu që fëmijë, Chelsea është klubi im i ëndrrave, jam tifoz më Chelsean.

Kam kaluar gjithë sistemin e akademisë dhe e njoh shumë mirë klubin. Që në fëmijëri kam pasur lidhje të ngushtë me këtë klub.

Shkoja në stadium në të gjitha ndeshjet e Chelsea.

Jam shumë i lumtur që firmos kontratë afatgjatë me klubin dhe po shoh përpara për të kaluar vite me Chelsean. Jam i lumtur që firmosa, tani mund të shoh të përmirësohem pa strese të tilla. Isha shumë i lumtur që gjeta golin e parë në fazën përgatitore, ishte mënyrë e bukur për të filluar.

Jam i ri dhe duhet të kem besim. Nuk është mirë kur humbet shanse, ndihesh keq dhe nuk është rol i mirë për të qenë. Është mirë të jesh në tabelën e rezultatit dhe të ndihmosh ekipin sa më shumë. Ndeshja ndaj Peterborough ishte shumë e bukur.

Isha me fat që luajta 45 minuta dhe shënova e një gol e dhurova një asist. Është pozitive të jem me ekipin sepse padyshim ka diferencë të madhe në cilësi mes akademisë dhe ekipit të parë.

Jam i dyti më i ri që jam me skuadrën në fazën përgatitore. Është çmenduri. Kur isha i vogël nuk e kisha menduar kurrë të jem në këtë pozicion. Po mësoj nga më të mirët e botës. Kam përreth lojtarë të ekipit të parë, që luajnë rregullisht në Champions League, që e fituan atë.

Ata më ndihmojnë dhe po mësoj prej tyre. Janë të gjithë djem të mirë dhe e dinë se jam i ri dhe dua të zhvillohem. Është si një familje e madhe këtu. Disa ditë më parë kishim Olivier Giroud, por ai u largua tashmë.

Ai është sulmues i nivelit të lartë, por ka ndryshim sepse Abraham ka kaluar në akademi dhe e di më mirë. Ai e ka bërë atë që po bëj unë. Tammy më jep këshilla gjithë kohës dhe më tregon çfarë është e mirë, e keqe, apo si mund të bëj më mirë.

Ai është djalë vërtet i mirë, një model i mirë. Përpiqet të më ndihmojë sa më shumë të jetë e mundur dhe unë përpiqem të mësoj prej tij dhe të tjerëve. Është bukur të kesh pranë njerëz nga të cilët mëson. Kjo të nxit dhe të shton besim”, tha Broja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit