“Bruno Fernandes është një miks midis Scholes dhe Veron”

24 Shkurt 2020
17:48
back button

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer e ka cilësuar Bruno Fernandes si një miks mes Paul Scholes dhe Juan Sebastian Veron. 

Fernandes shënoi golin e parë që prej transferimit të tij 55-milionësh nga Sporting. 

“Ai është ndjerë si një lojtar i rëndësishëm që në minutën e parë, një miks midis Scholes dhe Veron, temperamentin e Veron dhe kualitetin e Scholes,” shprehet Solskjaer. 

“TIfozët janë mësuar me lojtarë që kanë personalitetin, mentalitetin dhe kualitetin e tij. Tani pozicioni i numrit 10 është në duar të sigurta.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit