Bruno Fernandes tregohet altruist, Scholes e kritikon: Nuk e kuptoj pse e bëri

25 Nëntor 2020
21:34
Denis Hakanaj
back button

Bruno Fernandes ka qenë protagonisti absolut në fitoren 4-1 të marrë nga Manchester United kundër Basaksehir në Champions League.

Portugez është gjithmonë dhe më shumë vendimtar për ekipin anglez dhe këtë e tregon gjesti i bërë kundrejt Marcus Rashford, të cilit i ka lënë penalltinë që ka çuar shifrat në 3-0.

Një gjest që ka befasuar një legjendë të Djajve të Kuq si Paul Scholes:

“Nuk e kuptoj. Bruno Fernandes i gjuan të gjitha penalltitë kur luan.    Ka patur mundësinë të realizojë një tregolësh në Champions dhe nuk e ka bërë. Fatmirësisht gjërat kanë shkuar mirë”, ka thënë Scholes për BT Sports.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit