Bryant, publikohen rezultatet e autopsisë së tij dhe të pilotit: ja çfarë është zbuluar

16 Maj 2020
16:32
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e NBA, Kobe Bryant, kishte metilfenidat (ilaç kundër çrregullimit të vëmendjes) në trup në momentin kur ka humbur jetën, teksa udhëtonte në helikopterin që u përplas 26 janarin e  kaluar në qytetin e Kalabasas, Kaliforni.

Tani janë publikuar autopsitë e nëntë pasagjerëve që kanë qenë në helikopter, mes të cilëve edhe Gianna, vajza e dytë e ish-yllit të Lakers.

Raporti tregon se Bryant kishte vetëm një ilaç në sistemin e tij, metilfenidat, që shitet me emrin Ritalin dhe që përdoret në përgjithsësi të të trajtuar mungesën e përqendrimit dhe narkolepsinë.

Të dhënat kanë zbuluar se  piloti i helikopterit, Ara Zobayan, edhe ai i vdekur në aksident, nuk kishte alkool ose droga të tjera në trup.

Nga autopsitë është mësuar se të gjithë pasagjerët kanë pësuar dëmtime vdekjeprurëse të menjëhershme kur helikopteri është përplasur me kodrën, gjë që tregon akoma më shumë sesa i dhunshëm ka qenë aksidenti.

Raport jep në pasqyrim drithërues, duke folur për kocka të thyera, pjesë të trupit të këputura dhe një erë të fortë karburanti. Për rrjedhojë, vdekjet janë shkaktuar nga një traumë e rëndë dhe të gjithë kanë vdekur në vend.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit