Buffon “driblon” Champions-in e munguar: Nuk më nevojitet për të treguar sa i fortë jam

23 Shtator 2022
9:27
Alfred Lleshi
back button

Do të flasim vazhdimisht se kush është portieri më i madh në historinë e futbollit. Krahasim që përfshin edhe rolet e tjera, si dhe numrin një absolut. Mes mbrojtësve ekstremë është e pamundur të mos përmendet objektivisht Gigi Buffon, i konsideruar gjithmonë në listë ndër portierët më të mëdhenj.

Buffon nuk ka ndërmend të heqë dorë, pavarësisht 44 viteve në kartën e identitetit. Sezonet kalojnë, por ish-portieri i Juventusit, aktualisht i kthyer te Parma, nuk ka ndërmend “t’i varë dorezat në gozhdë”. Për sa kohë që ndihet i tillë, ai do të jetë një lojtar profesionist.

Duke folur në Festivalin Sportiv të Trentos, Buffon shpjegoi arsyen e vazhdimit të karrierës së tij pafundësisht: “Ka shumë arsye. Për shkak se ndihem ende i fortë dhe konkurrues, jam në epokën e artë të sportistit.

Jam në një moshë të tillë ku mund të vendos të heq dorë kur të dua. E kam në kontroll kohën time. Zgjedhjet e mia kam pasur gjithmonë një dëshirë për t’u rikthyer te Parma. Jam njeri i lumtur që e shoh tifozin po aq krenar teksa më sheh përsëri në portë me verdheblutë.

Në jetë kam fituar shumë, por kam hequr dorë edhe nga tituj të tjerë. Jam shumë i lumtur që kam luftuar për t’i fituar, por personalisht sukseset i kam marrë edhe me dashurinë e njerëzve. Dhe për të ditur se çfarë vlere kam, nuk më duhen 8 Champions League, për shembull. Edhe pa i fituar, e di sa i fortë jam.

Kritikat janë benzinë (karburant), sidomos në pleqëri. Nga ana tjetër, si djalë, të lëndojnë dhe rrezikojnë të të destabilizojnë. Kur je i pjekur dhe e di se sa vlen, kritika bëhet nxitje. Ndonjëherë më duheshin. Kur luaja mirë nuk i lexoja gazetat, se ndoshta më nxirrnin jashtë ekuilibrit. Kur shkonte keq, më pëlqenin kritikat, duke e ditur se nga kush vinin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit