Buffon flet i tërbuar në TV: Më duhej të dëgjoja dy papagaj, e paimagjinueshme që Italia…

30 Nëntor 2021
8:32
Alfred Lleshi
back button

“Është e paimagjinueshme që Italia mund të rrijë 12 vite pa marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet t’i vendosim trajnerin dhe djemtë në kushte për ta kapërcyer ‘play-off’-in e marsit. Juventusi? Tendenca në rënie ishte tashmë e dukshme, por është gjithashtu e vërtetë që me ardhjen e një trajneri si Allegri mendohej se mund të gjente ekuilibrat e duhur.

Nëse më duhet t’i marr individualisht lojtarët e Juves janë ndër më të mirët e kampionatit, nuk i shoh inferiorë karshi atyre të Milanit, Interit apo Napoli. Tani duhet të shohim nëse së bashku mund të bëjnë një ekip dhe grup”. Këto janë fjalët e Gianluigi Buffon, portierit të Parmës, për “Sky Sport”, pas barazimit 1-1 ndaj Como.

Më tej, Buffon e lëshoi gojën, kur tha se i është dashur të dëgjonte dy papagaj: “Unë kam luajtur gjithmonë për tifozët. Nuk kuptoj pse nuk qenkam goditës penalltish, por duhet të hesht dhe të punoj. Jeta të jep gjithmonë një mënyrë për ta kompensuar diçka. Pas Lecce, ku humbëm 4-0, në fund të pjesës së parë më duhej të dëgjoja dy papagaj që pyesnin pse Buffon nuk hoqi dorë. A duhet të heq dorë sepse një herë shkoi keq dhe të gjitha ndeshjet e tjera nuk kanë vlerë?!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit