Buffon i dobishëm edhe në stol, bën përkthyesin e Rabiot

25 Gusht 2019
15:31
Telesport
back button

Portieri Gigi Buffon duket se ka me çfarë të merret edhe kur nuk zbret në fushë. Të shtunën, portieri legjendar i Juventusit ishte në stol në ndeshjen që bardhezinjtë fituan 1-0 ndaj Parma.

Bashkë me të në stol ka qenë edhe një blerje e kësaj vere, mesfushori francez Adrien Rabiot. Si Buffon ashtu dhe Rabiot kanë luajtur bashkë sezonin e kaluar te PSG-ja, ndaj portieri italian e flet gjuhën franceze.

Sipas “Tuttosport”, në momentin që Rabiot është aktivizuar, Buffon është çuar në këmbë dhe i ka shpjeguar në frengjisht udhëzimet që i jepte zv.trajneri Martusciello (zëvendësuesi i Sarri). Portieri i ka treguar mesfushorit francez skemat taktike para se ai të hynte në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit