Buffon ngacmon Pirlo, “tallet” me teknikun e ri: Si duhet të të thërras?!

8 Gusht 2020
21:17
Eraldo Harlicaj
back button

Gianluigi Buffon ka reaguar pas zyrtarizimit të Andre Pirlos në stolin e Juventusit. Ish-shoku i tij i skuadrës te Juventusi dhe tek Italia mori vendin e teknikut Maurizio Sarri dhe portieri legjendar ka komentuar në rrjetet sociale.

“Tani duhet të të them mister!?!?! Paç shumë fat në sfidën tënde të re, trajner Pirlo”, – shkruan shkurtimisht Buffon duke ndarë një foto për ndjekësit e tij me mikun e tij Pirlo.

Interesant është fakti që Buffon është më i madh se Pirlo, pasi “Gardiani i portës” është 42 vjeç, ndërsa tekniku i ri i Juventusit është 41 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit