Buffon nuk dorëzohet për “fiksimin” e madh, tregon pse u rikthye te Juve

10 Tetor 2019
10:38
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon, pas vetëm një viti te PSG, i befasoi të gjithë këtë verë, duke u rikthyer te Juventusi, për ta përfunduar karrierën te bardhezinjtë. Në hierarkinë e “Zonjës së Vjetër” ka rolin e zëvendësuesit të Szczesny, por jashtë fushës është padyshim njeriu më i rëndësishëm te kampionët. Pasi u njoh si “Ambasador i Mirësisë” nga Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Buffon shpjegoi arsyen kryesore të rikthimit te Juventusi: 

“Mundësia për të fituar Ligën e Kampionëve ka peshuar shumë në këtë zgjedhje. Le të themi se 51% ka peshuar dëshira për të mos penalizuar jetën e fëmijëve të mi, 49% dëshira për të qenë në gjendje të fitoj Ligën e Kampionëve. Nuk do të kishte më bukur që ta fitoj këtë trofe me disa djem, me tifozët bardhezinj, me njerëz të caktuar, që më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës time. Sipas mendimit tim, kjo është diçka e paçmuar, në fund të fundit. Nëse një ditë e gjitha kjo do të ndodhë me të vërtetë, do ta ndieja veten në vendin e duhur, në kohën e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit