Buffon, urim “social” për Donnarumma: “Gigione i madh, vazhdo kështu!

30 Nëntor 2021
15:10
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon donte të përgëzonte Gianluigi Donnarumma për fitimin e çmimit “Yashin”, të rezervuar për portierin më të mirë të vitit, gjatë gala-së së “Topit të Artë”. Portieri i Parmës në fakt ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të portierit të PSG-së me mesazhin: “Gigione i madh, e meritoje shumë! Vazhdo kështu, që të të ndjekin të tjerët!”

Donnarumma, përveçse fitoi çmimin “Yashin”, përfundoi në vendin e dhjetë në klasifikimin e “Topit të Artë”. Me siguri, fitimi i Kampionatit Europian (2020), ku u shpall dhe lojtari më i mirë, kanë ndikuar në këto vlerësime për ish-portierin e Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit