Bundesliga: Dortmundi triumf force, goli i Gjasulës nuk mjafton ndaj Leipzig! (Video)

30 Nëntor 2019
17:32
back button

Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Hertha Berlin me shifrat 1-2, ku luajti për një pjesë me një lojtar më pak. Sfida nisi mjaft mirë për verdhezinjtë, të cilët e panë veten në avantazh të dyfishtë brenda minutës së 17-të. Fillimisht ishte Sancho, i cili shënoi në të 15-tën, ndërsa dy minuta më vonë ishte Thorgan Hazard, me belgun që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim perfekt të Hakimit.

Gjithsesi, Hertha nuk u dorëzua dhe në minutën e 34-të u kthye në lojë me golin e Daridës, i cili devijoi një goditje të Selke duke lënë pa asnjë shans portierin Burki. Në fund të pjesës së parë, Mats Hummels u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

 

Pavarësisht kësaj, Dortmund rezistoi deri në fund, duke treguar një provë të vërtetë force dhe duke marrë një fitore me mjaft vlera në një transfertë të vështirë si ajo e Berlinit. Nga ana tjetër, Leipzig mori një fitore 2-3 në transfertë ndaj Paderborn, duke u ngjitur në krye të Bundesligës me 27 pikë. Në këtë takim ishte protagonist dhe lojtari i Kombëtares sonë, Klaus Gjasula, i cili shënoi golin e dytë për ekipin tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit