Bundesliga, solidariteti për George Floyd mund t’u kushtojë shtrenjtë Sancho-s me shokë

2 Qershor 2020
16:04
Denis Hakanaj
back button

Sancho, Thuram, Hakimi dhe McKennie mund të ndëshkohen nga federata gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë George Floyd, afro-amerikani i mbytur nga një polic gjatë një arrestimi në Minneapolis, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe pse futbolli është ndërkombëtar, loja nuk duhet të ketë deklarata ose mesazhe politike të çfarëdo lloji; vëmendja duhet te jetë te një lojë e drejtë dhe kompetitive në fushë”.

“Do të presim për të kuptuar dhe të shikuar nëse do të kërkohen ndëshkime në këto raste, ka shpjeguar në një komunikatë për shtyp zëvendëspresidenti i federatës gjermane, Rainer Koch.

Gjithsesi, presidenti Friz Kelle ka thënë: “DFB dhe gjithë futbolli gjerman i thonë JO racizmit, diskriminimit dhe dhunës. Kam respekt të madh për ata atletë që marrin një qëndrim dhe tregojnë solidaritetin e tyre”.

“Na duhen lojtarë të përgjegjshëm si ata dhe jam krenar. Nga një këndvështrim moral, i kuptoj shumë mirë veprimet e tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit