“Lojtari i sezonit”, Kjo video tregon pse Bundesliga zgjodhi këtë yll

5 Qershor 2019
14:32
back button

E udhëhoqën kampionatin gjerman për javë me radhë, por në fund Borussia Dortmund e lëshoi fronin duke i hapur rrugë drejt titullit të 8-të radhazi në Bundesliga.

Gjithsesi për verdhezinjtë pati sinjale pozitive nga një skuadër perfekte e ndërtuar nga Lucian Favre, ku dolën në pah lojtarë si Jadon Sacho dhe rilindën yje të tjerë si Paco Alcacer dhe Gotze, por mbi të gjitha Marco Reus.

Të gjithë futbollistët e Bundesligës gjermane e kanë vlerësuar mesfushorin me tipare sulmuese me titullin “Lojtari i sezonit”, për shkak të shifrave që ai ka arritur dhe paraqitjeve në fushën e lojës që përmblidhen shkurt dhe bukur nga kjo video.

Në kampionatin gjerman Reus ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 11 asist në 27 ndeshje. Duke llogaritur edhe ndeshjet në Champions League dhe Kupë, Reus ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 13 asist në 36 ndeshje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit