Burak Yilmaz, simboli i Lille: si Ibrahimovic dhe vetëm mbrapa Cristiano Ronaldo-s (Video)

8 Maj 2021
16:34
Denis Hakanaj
back button

Burak Yilmaz si Zlatan Ibrahimovic dhe vetëm mbrapa Cristiano Ronaldo-s mes futbollistëve mbi 35 vjeç që kanë shënuar më shumë gola në Europë.

Sulmuesi turk ka realizuar një tjetër dygolësh vendimtar për Lille, duke arritur në 15 gola në Ligue 1.

Numra rekord për lojtarin e datëlindjes 1985, i cili është simboli i sezonit të jashtëzakonshëm të klubit francez.

Në renditjen speciale të golashënuesve mbi 35 vjeç që luajnë në kampionatet kryesore europiane, më mirë se sulmuesi i lille ka bërë vetëm Cristiano Ronaldo, që ka shënuar 27 gola në Serinë A.

Mbrapa krahëve të portugezit, edhe pse shumë larg, veterani i Lille dhe Zlatan Ibrahimovic, të dy me nga 15 realizime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit