Burdisso kujton trajnerin Maradona: Natën para ndeshjeve, na vinte në dhomë dhe…

27 Nëntor 2020
15:58
Denis Hakanaj
back button

Nicolas Burdisso ka kujtuar Maradona-n, të cilin ka patur mundësi ta njohë në rolin e trajnerit të Argjentinës në Botërorin e Afrikës së Jugut.

“Na jepte shumë këshilla, veçanërisht ne mbrojtësve”, ka thënë ish-lojtari i Inter-it për Calciomercato.com.

“Kishte një traditë të vjetër argjentinase: natën para çdo ndeshje, vinte dhe trokiste në derë, dhomë për dhomë, ndalej dhe fliste për të paktën gjysmë ore”.

“Unë isha në dhomë me Walter Samuel, dhe mbaj mend se rrinim me gojë hapur para historive të kohës kur ai luante te Napoli, Barcelona ose me kombëtaren. Ishte fantastik”.

“Kur stërviteshim për goditjet e dënimit, donte t’i gjuante vetë. Dhe me atë të majtë e dërgonte akoma topin ku donte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit