Buruk sulmon Bayernin e Tuchel: trajneri gjerman “urrehet” në Stamboll për një arsye tjetër!

5 Dhjetor 2023
19:33
Telesport
back button

Fjalët e trajnerit te Galatasarayt, Okan Buruk për Bayern Munich, i akuzuar për “mungesë përpjekjesh” në ndeshjen kundër Kopenhagen, po bëjnë shumë zhurmë dhe po dalin histori të reja në sfond. Sipas shtypit gjerman, Thomas Tuchel – trajner aktual i skuadrës bavareze, i vënë në pikëpyetje nga kolegu i tij – në të kaluarën do të kishte refuzuar stolin e Galatasaray-t, ku aktualisht është ulur ish-lojtari i Interit.

Prandaj, në Turqi, Tuchel nuk është i mirëpritur prej disa kohësh dhe sipas Bild ai është këshilluar që të mos udhëtojë në Turqi muajt e ardhshëm.

Në vitin 2014, Tuchel ishte afër klubit të Stambollit, por u tërhoq në momentin e fundit, duke vendosur të merrte drejtimin nga Jürgen Klopp te Borussia Dortmund. Një refuzim që ofendoi tifozët e Galatasaray: kjo – ndoshta – shpjegon deklaratat e Buruk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit