Bushi publikon listën, fton edhe debutues kuqezinj për “Tre Luanët”

7 Nëntor 2019
11:32
Alfred Lleshi
back button

Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë “nën armë” për ndeshjen e radhës kualifikuese. Kujtojmë se kuqezinjtë U-21 janë pjesë e grupit 3 të fushatës eliminatore për Kampionatin Europian të kësaj grup-moshe, bashkë me Kosovën, Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorën. Më 15 nëntor, prej orës 19:00, kjo përfaqësuese e Shqipërisë do të sfidojë homologen e vet angleze në “Loro Boriçi”. Nëse shikon listën e lojtarëve të thirrur, bien në sy edhe emra debutues si Franklin Domi (QPR), Indrit Tuci (Lokomotiva e Zagrebit) apo Marsel Ismailgeci (Tirana).

PORTIERË: Gentian Selmani (Menemenspor), Andrea Hoxha (Villingen), Romeo Harizaj (Apolonia)
MBROJTËS:
Jon Mersinaj (Lokomotiva Zagreb), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu), Geraldo Bajrami (Birmingham), Leonard Maloku (San Roque Lepe), Serxhio Kalaj (Lazio), Franklin Domi (QPR), Marsel Ismailgeci (Tirana)

MESFUSHORË: Sherif Kallaku (Teuta), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Laçi), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb), Arbnin Zejnullai (Shkëndija e Tiranës.), Aristidi Kolaj (Pro Patria), Arbnor Muçolli (Velje BK), Omar Imeri (Shkëndija e Tetovës)
SULMUES: Agim Zeka (Sittard), Redon Xhixha (Laçi), Eridon Qardaku (Bylis), Indrit Tuci (Lokomotiva Zagreb)

Për momentin, skuadra e drejtuar nga Bushi renditet e katërta në grup, me 5 pikë në po kaq ndeshje. Sfidën e kaluar, kuqezinjtë U-21 mundën Kosovën në “Elbasan Arena”.

Grupi 3, Renditja

Skuadra

Ndeshje

Fitore

Barazime

Humbje

Gola Sh.

Gola P.

Golaverazhi

Pikë

Anglia

3

3

0

0

10

3

7

9

Austria

4

3

0

1

11

6

5

9

Kosova

4

2

0

2

8

5

3

6

SHQIPËRIA

5

1

2

2

7

11

-4

5

Turqia

5

1

1

3

7

12

-5

4

Andora

3

0

1

2

3

9

-6

1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit