Busquets i lakohet emri në Amerikë, mediat e shohin te kjo skuadër nga qershori

2 Shkurt 2023
9:32
Alfred Lleshi
back button

Inter Miami tashmë është në pritje të Sergio Busquets. Skuadra amerikane ka muaj që po planifikon sezonin e ardhshëm. Mes përforcimeve shihet edhe mesfushori i Barcelonës.

Skuadra e MLS do të çlirojë një pjesë të mirë të buxhetit për transferta, me largimin e sulmuesit peruan, Claudio Pizarro. Beckham, presidenti i Inter Miami është i bindur se Busquets do t’i bashkohet skuadrës së tij në qershor.

Madje ai ka arritur të vlerësojë ardhjen e mundshme të Messit, duke e ditur se është pothuajse e pamundur për momentin, këtë sezon, të marrë kampionin e botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit