Butragueno kërkon kujdes ndaj Ajax, i përgjigjet edhe Ronaldos

17 Dhjetor 2018
15:56
Alfred Lleshi
back button

Emilio Butragueño, drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, ka analizuar shortin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, i cili i përball të tijtë me Ajax të Amsterdamit. Ai kërkoi kujdes në këto dy ndeshje, duke vlerësuar shumë holandezët: “Short i mirë për Real Madridin? Nuk mund ta thuash kurrë këtë në Champions. Për ne të gjithë rivalët janë të vështirë.

E dimë vështirësinë e çdo ndeshjeje, aq më tepër kundër Ajax, një ekipi që po luan shumë mirë. Ajax është një përzierje e të rinjve dhe veteranëve, teksa në shtëpi është veçanërisht i fortë. Do të jenë dy ndeshje të bukura për tifozët, sepse kemi të bëjmë me dy ekipe legjendare, dy klube historike, që kanë kontribuar shumë në rritjen e konkurrencës. Dy ekipe me mentalitet sulmues.

Ka pasur ndeshje në këtë sezon, ku nuk kemi qenë siç prisnim, por jemi në garë në të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Tani vjen Botërori për Klubet, një mundësi e re për t'iu dhënë gëzim tifozëve tanë. Pastaj, Liga e Kampionëve, kompeticion që dimë mirë çfarë do të thotë për ne. Ne jemi ekipi i Champions-it. 

Kur Real Madridi luan një ndeshje të Ligës së Kampionëve, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë kjo dhe çfarë mund të bëjë kjo skuadër. Merkatoja e dimrit? Ne kemi një grup lojtarësh të mëdhenj. Kemi besim te të gjithë.

Deklarata e bërë nga Ronaldo? Cristiano është pjesë e historisë sonë, ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Ne kemi respekt të madh për të. Mendoj se kemi mbetur me dashurinë për atë që na dha. Ne i duam atij fat të mirë në këtë fazë të re të karrierës, që ka filluar në Torino".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit