Buzëqesh Djokovic, do ta mbyllë vitin 2021 si “numri 1 në botë”

15 Tetor 2021
13:01
Telesport
back button

Eliminimi i tenistit rus Daniil Medvedev nga turneu Masters 1000 i Indian Wells ka zyrtarizuar Novak Djokovic në krye të renditjes botërore deri në fund të këtij viti. Tenisti serb ka rreth 1100 pikë më shumë se ai rus, ndërkohë që deri në fund të këtij viti kanë mbetur shumë pak ndeshje.

Për pasojë, Djokovic do ta nisë vitin 2022 si “numri 1 në botë”, por duhet të mbrohet, pasi Medvedev është shumë pranë. Gjithsesi, pritet që serbi të rikthehet të luajë në turneun Masters të Parisit dhe më pas në finalet e ATP, që këtë vit zhvillohen në Torino e ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit