Buzëqesh Guardiola, grumbullon pas 4 muajsh mbrojtësin e dëmtuar

18 Shtator 2019
11:08
Telesport
back button

Pas 4 mujash pushim të detyruar për shkak të dëmtimit, te skuadra e Manchester City është rikthyer mbrojtësi Benjamin Mendy. Mbrojtësi francëz është grumbulluar nga trajneri Pep Guardiola për ndeshjen që “citizens” do të zhvillojnë sot në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk.

Duke parë mungesat e shumta që ka skuadra e City në mbrojtje 25-vjeçari pritet të jetë titullar në fushë sot. “Jemi të lumtur që ai u rikthye në skuadër. Të gjithë e dimë që ai ka punuar shumë për të rikuperuar dhe për të qenë gati sa më shpejt”, tha Oleksandr Zinchenko, shoku i tij i skuadrës.

Është një lojtar i rëndësishëm dhe vjen në një moment të vështirë. Sezoni është i gjatë, luajmë në shumë kompeticione dhe kemi nevojë për lojtarë”, tha më tej mbrojtësi ukrainas, që rikthehet në shtëpinë e tij, këtë herë si rival.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit