Buzëqesh Prenga, 3 rikthime të rëndësishme para Kastriotit

21 Shkurt 2019
11:53
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndër sfidat më interesante të kësaj jave është Kastrioti kundër Laçit. Takimi do të luhet në stadiumin "Niko Dovana", pasi fusha e krutanëve është dënuar. Ekipi kurbinas rikthehet në fushë pas fitores së rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. 

Trajneri Besnik Prenga rifitoi qetësinë, pasi kishte 5 ndeshje pa fitore në kampionat. Në sfidën ndaj Kastriotit, numri një i stolit do të ketë dhe përforcime të tjera, pasi në dispozicion të tij do të jenë dhe 3 nga futbollistët që munguan në sfidën ndaj "Demave të kuq". 

Titullari Abdurrahman Fangaj do të jetë i gatshëm, pasi tashmë e ka kaluar gjendjen gripale dhe me shumë mundësi do të zbresë nga minuta e parë në fushë. Një tjetër rikthim është ai i mbrojtësit shkodran Denis Pjeshka. Ky i fundit nuk ka treguar ende cilësitë e tij më të mira, pasi ka pasur disa probleme në fushën e lojës. 

Emri i tretë është ai i sulmuesit Anthony Okpotu. Nigeriani është afruar për të mbajtur peshën e sulmit, por deri tani nuk ka treguar se sa vlen. 24-vjeçari pritet që të tregojë më shumë në sfidat e ardhshme. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit