Buzëqeshje për Lakers, LeBron James pranë rikthimit

16 Janar 2019
11:14
back button

Pas tre javëve mungesë për shkak të një dëmtimi, ylli i Lakers mund të rikthehet në parket. LeBron James është një element kyç në fushë për këdo që e ka në ekip e sigurisht mungesa e tij ndikon në psikologjinë dhe lojën e skuadrës së tij. Kjo mund të kuptohet lehtë nga 7 humbjet dhe vetëm 4 fitoret që siguroi skuadra e Luke Walton, gjatë mungesës së tij. 

Ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për ekipin pasi do të përballen me Oklahoma-n, Houston Rockets dhe Golden State Warriors dhe lajmi i mirë ka ardhur nga stafi mjekësor pikërisht në momentin e duhur. 

“Diagnoza parashikonte qëndrim për tre javë,”-ka thënë agjenti i LeBron James.

“Pas tre javësh James do të rikthehet në fushë. Po përpiqemi ta trajtojmë sa më mirë të jetë e mundur që të mos mungojë më.”

Ndërkaq trajneri i tij Luke Walton ka thënë:

“Jam optimist në jetë. Mendoj se do marrim lajme të mira. LeBron James edhe kur nuk është duke u stërvitur me ne, punon shumë vetë. Nuk e di sa shumë mund të vrapojë, por e shoh që është në humor të mirë. Me testet finale do kemi një informacion konkret.”

Kështu rikthimi i “mbretit” në parket pritet në fundjavë, nga data 20-22 janar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit