BVB dëgjon Fatmir Vatën, hidhet në “sulm” për talentin shqiptar

16 Janar 2020
11:07
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtja e Borussia Dortmund nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme këtë sezon. Pra, klubi i Bundeligës arsyeton se nevojiten përforcime. Për këtë, sipas mediave, verdhezinjtë kanë shënjestruar një lojtar ende të panjohur në Gjermani. Sidoqoftë, 13 paraqitjet në sezonin aktual dëshmojnë se, përkundër moshës së tij të re, tashmë është një forcë e kalitur në Serie A.

Po flasim për Marash Kumbulla. I lindur në Itali, por me pasaportë shqiptare, 19-vjeçari është nën kontratë me Hellas Verona, i promovuar në Serie A me këtë skuadër. Aktualisht luan në të majtë të mbrojtjes me tre. Siç raporton “Sky”, BVB tashmë e ka vëzhguar talentin 19-vjeçar, por negociatat akoma nuk kanë nisur. Megjithëse reporteri i “Sky”, Max Bielefeld, e përshkruan situatën si “jo ende të nxehtë”, transferimi i shqiptarit nuk duket të jetë i pamundur. 

Drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc, nënvizoi: “Pse duhet të them që nuk do të bëjmë asgjë dhe papritmas del në skenë një mundësi? Ndonjëherë bëhet fjalë për këto mundësi. Kemi disa javë që i kemi hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar dhe këtë s’mund ta mohoj. Nëse do të kemi një mundësi sado minimale për ta marrë, do ta shfrytëzojmë pa u menduar dy herë. Nuk është e lehtë, sidomos tani në dimër. Në garë për të janë edhe skuadra të tjera”. 

Sidoqoftë, transferimi gjatë verës duket i mundur, edhe pse mediat italiane flasin për një marrëveshje paraprake mes Hellas Verona dhe Interit. Sipas “transferermarkt.de”, vlera e 19-vjeçarit është 10 milionë euro. Zikatrit e Antonio Conte duket se kanë afruar dyfishin e kësaj shume, duke qenë të avantazhuar në këtë “ankand” për shqiptarin, ku marrin pjesë edhe skuadra të tjera të njohura, si Chelsea e Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit