Bylis parakalon kavajasit, Erzeni një hap mbrapa Vllaznisë

1 Dhjetor 2018
16:02
Alfred Lleshi
back button

Sot u luajtën nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 11-të të Kategorisë së Parë, në të dyja grupet. Vetëm sfida Vllaznia-Burreli është planifikuar të luhet të dielën, në orën 14:00, në “Loro Boriçi”. Ndjekësit më të afërt të kuqebluve kanë fituar minimalisht, por ia kanë dalë që ta shohin veten 1 pikë mbas tyre për momentin. Kuptohet, Erzeni ka një ndeshje më tepër, deri sa të luajnë të besuarit e Hasan Likës, nesër.

Dinamo ka triumfuar minimalisht në Lezhë, duke shtuar konfuzionin e krizës te Besëlidhja. Interesant është fakti se Shënkolli i sakatuar nga Disiplina, me mbi titullarë të lojtarë të pezulluar, ka gjetur lojtarë dhe forca për të mposhtur fushë-krujasit. Një Alcani, por jo trajneri i dorëhequr së fundi, u ka dhënë fitoren e çmuar vendësve.

Veleçiku ka dalë duarplot nga transferta me Vorën, duke vijuar paraqitjet e mira dhe rezultative. Mesi i artë i klasifikimit për koplikasit është një pozicion i lakmueshëm, duke pasur parasysh emrat që garojnë në këtë grup. Blutë kryeqytetas mundohen të mos largohen shumë nga kreu, duke iu bërë presion shijakasve dhe shkodranëve.

Në Grupin B, kjo javë ka folur për Bylisin. Mallakastriotët kanë dalë me tri pikë nga transferta cërrikase, por kanë marrë lajmin e mirë edhe nga “Loni Papuçiu”. Rivali i tyre për kreun, Besa, ka humbur minimalisht ndaj Apolonisë, në fushën e kësaj të fundit, duke u detyruar të zbresë në vendin e dytë.

Pogradeci ka dalë pa pikë nga transferta beratase. Pavarësisht problemeve të fundit, Tomori i trajnerit Bledar Devolli ka shënuar një gol dhe ka marrë tri pikë të çmuara, që e largojnë paksa nga fundi I ftohtë i renditjes. Lushnja ka treguar forcën e saj ndaj Orikumit, duke shënuar plot tri herë në portën e debutuesve në Kategorinë e Parë.

Rrogozhinasit kanë fituar 1-0 ndaj Elbasanit, duke u ngjitur të tretët në këtë grup. Lushnja e katërta, ndërsa liqenorët zbresin dy shkallë mbas kësaj jave. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet dhe golashënuesit e kësaj jave të Kategorisë së Parë, si dhe me renditen e të dyja grupeve.

Grupi A
01.12.2018
Besëlidhja-Dinamo  0-1
Golat: Prendi 54’

Shënkolli-Iliria 1-0
Golat: K.Alcani 13’

Erzeni-Korabi 1-0
Golat: Vathi 38’

Vora-Veleçiku 0-2
Golat: Cokaj 12’, Plishta 18’

02.12.2018
Vllaznia-Burreli

 

Grupi B
01.12.2018
Tomori-Pogradeci  1-0
Golat: Ogbodike 15’

Turbina-Bylis 0-2
Golat: Peposhi 14’, Amos Bej 88'

Egnatia-Elbasani 1-0
Golat: Branica 58’

Oriku-Lushnja 1-3
Golat: Gonzales 53’ / Sefa 24’, Bufasi 74’, Allkanjari 83’

Apolonia-Besa 1-0
Golat: Hysenshahaj 41’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit