Bylisi konfirmohet makth i Partizanit, Skënderbeu triumf spektakolar ndaj Tetuës (VIDEO)

22 Shkurt 2020
19:05
back button

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të në Kategorinë Superiore, ku Bylisi ka bërë surprizën e madhe në kryeqytet ndaj Partizanit, duke barazuar 2-2. Një vetëvrasje kjo për Partizanin, me të kuqtë që udhëhiqnin 2-0 deri në minutën e 30-të.

Cordeiro pas 4 minutash dhe Çinari në të 19-tën me kokë i dhanë një epërsi të madhe “Demave”, por miqtë nuk u dorëzuan. Në të 30-tën Ntephe shkurtoi diferencën pas një gabimi të Solomon. Bylisi shpresoi deri në fund, me Partizanin që nuk arriti ta vriste ndeshjen. Katër minuta nga fundi erdhi edhe goli i barazimit, me autor Guindon. Ky i fundit shënoi pas një gabimi të pafalshëm në mbrojtje të Partizanit, ku duhet thënë që gaboi edhe Alban Hoxha gjithashtu.

Kështu, Partizani humbet një shans të artë dhe humb terren me Tiranën e vendit të parë, që është 6 pikë larg tashmë. Në sfidën tjetër, Skënderbeu dhe Teuta dhuruan spektakël, në një sfidë që pa fitues korçarët me shifrat 3-2.

Bregu i dha avantazhin vendasve, por Kallaku baraspeshoi. Gjithsesi, Skënderbeu mori përsëri avantazhin në fund të pjesës së parë pas penalltisë së shndërruar në gol nga Dita. Fraksioni i dytë nisi përsëri me gol, ku Çyrbja barazoi në 2-2.

Sidoqoftë, nuk ishte e thënë për Teutën, pasi Bregu shënoi në të 73-tën golin e fitores për të tijtë. Në fund, hero ishte Koliçi, pasi ndali një 11-metërsh të Kallakut.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit