C. LEAGUE: Çmenduri në Slavia-Ballkani, 4 gola në 11 minuta (Pamjet)

15 Shtator 2022
19:27
Denis Hakanaj
back button

Ballkani po luan në çeki kundër Slavia Pragës një ndeshje të vlefshme për javën e dytë të Conference League.

GOLI I I PARE I BALLKANIT – VIDEO

Skuadra e Ilir Dajës është në kërkim të fitores së parë në Grupin G, pas barazimi të marrë në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Cluj.

GOLI I BARAZIMIT 1-1 – VIDEO

Sfida është zhbllokuar në minutën e 23-të nga kosovarët, me Krasniqin që ka finalizuar me gol një aksion të bukur të miqve.

Katër minuta më vonë ka ardhur barazimi i vendasve falë një autogoli të Frashërit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit të Dajës.

GOLI I DYTE I BALLKANIT

Ka qenë Korenica që ka kthyer në avantazh Ballkanin në minutën e 29-të, por festa e miqve nuk ka zgjatur shumë. Slavia, në fakt, ka arritur të barazojë përsëri me ish-lojtarin e Skënderbeut, Olayinka. në minutën e 34-t.

GOLI I BARAZIMIT 2-2

Olayinka ka qenë protagonist edhe në minutën e 41-të duke dhënë asitin për golin e avantazhit 3-2 të vendasve të shënuar nga Masopust.

GOLI I TRETE I SLAVIAS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit