Cahill: Conte më i miri, si Mou. Me Sarri-n…

4 Prill 2020
18:07
Denis Hakanaj
back button

Gary Cahill ka folur për ish-trajnerët e tij në një intervistë të dhënë për Daily Mail. 34-vjeçari nuk ka asnjë dyshim:

“Conte është një trajner i madh. E njihte ekipin si xhepat e tij dhe nuk kishte një lojtar në fushë që të mos e dinte se cili ishte roli i tij. Përndryshe nuk luaje. Vëmendja ndaj detajeve e Conte-s dhe Mourinho-s ishte gjithmonë e lartë. Kanë shumë besim, një arrogancë në kuptimin e mirë”.  

Ndërsa ndryshon historia në lidhje me trajnerin aktual të Juventus-it, me të cilin nuk ka kaluar momentin e tij më të mirë si futbollist profesionist:

“I interesonin shumë taktikat e veta, ndoshta tepër dhe unë kam humbur disa nga këshillat e tij sepse isha në Botëror. Për të qenë i sinqertë, marrëdhënia jonë mori fund në mesin e sezonit. Është e vështirë të kesh respekt për disa zgjedhje të tijat”.

“Por kam shumë respekt për klubin dhe lojtarët. Ka qenë një gjë e vështirë në aspektin psikologjik. Në mendjen tim e dija se do të isha kthyer po të kisha luajtur katër ose pesë ndeshje radhazi. Është një arrogancë e nevojshme. Por nuk e kam patur kurrë këtë mundësi”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit