Calha: Nuk jemi robot, por njerëz! Ju tregoj skemën me Colombon

25 Shtator 2020
20:21
Eraldo Harlicaj
back button

Hakan Calhanoglu është lojtari më në formë i milanit. Ai ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-2 kundër Bodo/Glimt me dy golat e shënuar. Mesfushori me tipare të avancuara po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij.

Momenti i mirë – “Sekreti im është familja: vajza dhe gruaja. Ata gjithmonë më mbështesin, janë forca ime dhe kjo shfaqet në fushë. Më pëlqen të luaj mesfushor sulmues, tregoj cilësitë e mia. Luajtëm mirë, gjëja e rëndësishme është se ne kemi fituar dhe kemi kaluar raundin”.

Për rëndësinë e besimit – “Nuk jemi robotë, jemi njerëz normalë por futbollistë. Por, duhet të jemi profesionistë, duhet të luajmë 100%, në maksimum. Mentaliteti duhet të jetë gjithmonë i duhur. Duhet të vazhdojmë kështu, jam shumë i lumtur, duhet të përmirësohemi. E rëndësishme është që ne kemi fituar”.

Milani – “Ky është viti im i katërt, i falënderoj të gjithë në klub, të gjithë më besojnë, ndihem si në shtëpi. Më pëlqen të jem këtu në Milano, më pëlqen të luaj këtu në San Siro, tani e vetmja gjë që mungon janë tifozët. Duhet të shikojmë përpara, të rikuperojmë mirë që të jemi 100%. Kam shumë besim, falënderoj trajnerin që më la të luaj në një rol që më pëlqen, jemi një familje”.

Colombo – “Jam i lumtur për Colombo, ai stërvitet mirë çdo ditë, luan mirë, duhet të vazhdojë kështu, është i ri. Te gol bëri një lëvizje të shpejtë dhe i kalova topin, ndodhi edhe me Castillejo por ai nuk shkoi në atë pozicion. Në dhomën e zhveshjes i thashë të më shikonte në rast të një këndore. Dhe në pjesën e dytë më pa, ai e krosoi topin shumë mirë dhe unë shënova një gol të shkëlqyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit