Hakan Calhanoglu kthehet ne sulm dhe thyen heshtjen pas parrullave ne festen Scudetto te Milanit drejtuar atij dhe sidomos koret nga Ibrahimovic & Co… Menjehere ai e nis nga Zlatan qe e ka pasur shok ekipi…
“Ibra nuk është 18 vjeç, është 40 vjeç: nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titull. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t’i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t’i përgjigjem”, thotë mesfushori turk për Tivibu Spor.
Më pas ai i rikthehet ndryshimit të fanellës verën e kaluar: “Shumë e vështirë, por ishte shansi im për të shkuar në ekipin kampion italian.Më pas fitoi ish-skuadra ime dhe u duk se ishte faji im.
Mendoj se dhashë një kontribut të mirë me asistime dhe golat, mbështetja e tifozëve më ndihmon shumë: Kam luajtur për katër vite me Milanin dhe asnjë tifoz nuk e ka bërtitur emrin tim siç ndodh sa herë që ngrohem para ndeshjes me Interin”.
Calhanoglu shumë i drejtpërdrejtë kur flet për derbin e rikthimit në kampionat: “Interi është shumë më i fortë se Milani, por ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75-të, 1-0 për ne, pasi unë dhe Perisic u zëvendësuam.
Trajneri kontribuoi në humbje, unë i thashe edhe atij”.Por më pas fjalë për Inzaghin: “Një person i mirë, ai e kupton futbollin dhe është shumë afër ekipit. Këmbëngulja e tij ishte e rëndësishme për vendimin tim për të zgjedhur Interin”.