Calhanoglu, e ardhmja drejt Premier League! Gazetari zbulon destinacionin

26 Nëntor 2020
19:24
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Calhanoglu mund të jetë në “Old Trafford”.

Christian Falk, gazetari i Bild, gjatë një interviste në podcast Stretford Paddock, tha se Hakan Calhanoglu është shumë i pëlqyer nga Manchester United: lojtari turk është pranë skadimit të kontratës së tij me Milanin në qershor dhe për këtë arsye mund të transferohet në Angli falas.

Udhëheqja e Djajve të Kuq tashmë duket se është  në negociata të avancuara me agjentët e numrit 10 kuqezi.

Milani ka ofruar një rrogë rreth 4 mln euro bashkë me bonuse, kurse agjenti i Calhanoglu ka kërkuar më shumë se 6 mln euro dhe palët janë ende larg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit