Calhanoglu sulmon Juventusin ne episodin vjet dhe ironizon me duartrokitje (FOTO+VIDEO)

14 Shkurt 2020
11:51
Alfred Lleshi
back button

Zhgënjimi pas performancës së shkëlqyeshme të mbrëmjes së djeshme, por pa fitore në xhep, është normal. Hakan Calhanoglu përdori rrjetet sociale për ta shprehur këtë, sidomos referuar penalltisë së minutës së 90-të, akorduar në favor të Juventusit, që vulosi edhe barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Turku i kuqezinjve ka publikuar dy foto në një në Instagram. 

Ai krahason dy momente: Topi në dorën e Calabria mbrëmë, pas roveshiatës së Cristiano Ronaldos, dhe topi në dorën e Alex Sandro, pas një krosimi prej tij, në një ndeshje kampionati mes Juventusit dhe Milanit, sezonin e kaluar. Atë rast, sidoqoftë, gjyqtari Fabbri, pasi u këshillua me VAR, nuk akordoi penallti për Milanin, në kundërshtim me atë që bëri kolegu i tij, Valeri, mbrëmë. Calhanoglu i ka bashkangjitur këtë tekst fotos: “No comment”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit