Calhanoglu, luftë me Covid-19: Ditët e para të vështira, tani jam mirë. Forca Milan!

23 Janar 2021
15:36
Alfred Lleshi
back button

Nga profili i tij në Instagram, Hakan Calhanoglu siguron të gjithë tifozët e Milanit për gjendjen e tij (numri 10 kuqezi doli pozitiv për Covid-19 gjashtë ditë më parë): “Si fillim, faleminderit të gjithëve për shumë mesazhe dhe afeksionin që keni treguar për mua. Ditët e para ishin pak të vështira, por tani ndihem mirë dhe po vazhdoj me izolimin, siç pritej. Sonte do të bëj tifo për djemtë nga shtëpia, duke shpresuar që të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Forca Milan!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit