Cambiasso zbulon sekretin e Inter-it të Triplete-s

1 Prill 2020
16:27
Denis Hakanaj
back button

Dhjetë vite më parë erdhi triumfi historik i Inter-it. Fitorja e Triplete-s: Kampionat, Kupa e Italisë dhe Champions Leaguee.

Një moment magjik për klubin dhe tifozët që prisnin prej kohësh një gjë të ngjashme. Një nga hronjtë e asaj skuadre ka qenë Esteban Cambiasso, i cili ka zbuluar sekretin e asaj arritjeje legjendare në një intervistë të dhënë për Sky Sport:

“Cili ishte sekterti i atij ekipi? Jo vetëm forca. Vetëm me forcë nuk arrin askund. Një skuadër  duhet të jetë e aftë të ndryshojë lëkurë. Do të ketë momente në të cilat kjo skuadër do të mbahet mend si një skuadër që mbrohej mirë, por ka qenë e aftë edhe që të fitojë me më shumë se një gol diferencë kundër skuadrave të  mëdha si Barcelona dhe si në derbin e fazës së parë”, ka thënë argjentinasi.  

“Ishte një skuadër që dinte të mbrohej dhe  të sulmonte. Dinte të  mbrohej edhe falë sulmuesve si Eto’o, Sneeijder përveçse Diego. Mësimi më i mirë i Mourinho-s? Mënyra e stërvitjes. Me Mourinho-n jemi stërvitur në mënyrë intensive me topin. Për Jose thuhet se është një komunikues i madh, por ka më shumë. Ai është një trajner i përgatitur në shumë nivele”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit