Apolonia është shndërruar në “mace të zezë” për kurbinasit, këtë sezon. Pas fitores që mori në ndeshjen pararendëse, në “Loni Papuçiu”, skuadra fierake doli me një pikë të çmuar nga fusha e Laçit sot. Trajneri Fabrizio Cammarata tha pas ndeshjes:
“E dinim se po luanim përballë një skuadre të projektuar për titullin, Laçi është një ndër pretendentët kryesorë. 10-15 minutat e para luajtëm mirë, goli me fillimin e pjesës së dytë na vuri në vështirësi, por e morëm lojën nën kontroll në 20 minutat e fundit dhe barazuam.
Nuk dua të shoh skuadrat e tjera, por ndeshjet tona. Synimi ynë është që të sigurojmë zonën e “play-out”-it. Gara është me Skënderbeun dhe Bylisin, ky është misioni ynë. Që nga humbja me skuadrën tonë, Laçi ka marrë 8 fitore radhazi, ndaj na kënaq barazimi i sotëm. Është skuadra më në formë dhe kjo është arsyeja përse nuk fituam.
I mbështes dhe kam besim te djemtë që stërvis. Që kur kam ardhur unë trajner, Mihana ka luajtur në 3-4-3, por prej mungesave e kemi vënë më pas. Edhe unë dua ta kem më përpara në sulm. U pa dhe sot se ai bën mirë afër portës kundërshtare. Në 20 minutat e fundit bëri shumë mirë përpara”.