Can godet sërish Juventusin dhe Sarrin, mesazh dhe për Low

10 Tetor 2019
10:49
Eraldo Harlicaj
back button

Emre Can është jashtë preferencave të trajnerit Maurizio Sarri dhe koha e tij në Torino me Juventusin do të jetë e limituar. Ai po mendon që tani për merkaton e janarit ku me shumë mundësi do të largohet. Gjermani është grumbulluar nga trajneri Joachim Low për ta ndihmuar në këtë moment të vështirë dhe e ka pranuar se nuk është aspak i lumtur. 

“Nuk jam i lumtur te Juventus tani. Nuk po luaj shumë këtë sezon. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, sidomos në ndeshje të rëndësishme për Juven dhe kam luajtur mirë. 

“Nuk kam pasur shanse këtë sezon, por tani mendoj se kur të kthehem te klubi do të rikthehem sërish. I jam shumë mirënjohës Joachim Low sepse po më fton dhe pse nuk po luaj shumë”, – tha Can.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit