Canaj bën prapakthehu, “trimërohet” stafi drejtues i Vllaznisë

4 Prill 2019
14:07
Alfred Lleshi
back button

Dje u tha se Vllaznia ka braktisur stërvitjen, se trajneri Agim Canaj ka dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë shiheshin presionet e “të fortëve” në kryeqendrën e veriut, që kërkonin aktivizimin e lojtarëve të ndryshëm. Ka zgjatur disi përgjigjia zyrtare e klubit kuqeblu për këtë situatë, megjithatë ajo ka mbërritur së fundi. Edhe pse nuk sqarohet se çfarë ka ndodhur realisht, konfirmohet në drejtim stafi i deritanishëm: Suad Lici (administrator klubi), Ergin Firat (drejtor sportiv) dhe Agim Canaj (trajner). 

Ja deklarata për shtyp:
“Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave, sqaron sa më poshtë vijon:  Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit, për veprime antisportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë situatën me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit e tifozëve

Në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur për mediat dhe opinionin publik. Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme, për të finalizuar objektivin e rikthimit në Superligë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit