Canaj nuk përballon presionin, jep dorëheqjen nga Vllaznia

3 Prill 2019
13:14
Eraldo Harlicaj
back button

Situata në Shkodër është skandaloze! Stafi teknik dhe administrativ po përballen me presione të mëdha për aktivizimin e lojtarëve të caktuar në formacion dhe një situatë e tillë duket se ka gjunjëzuar klubin kuqeblu. Fillimisht u anulua stërvitja e së mërkurës pas kërcënimeve drejt trajnerit Agim Canajt dhe administratorit Suad Lici. 

Nuk mbaron me kaq situata e rënduar, pasi mësohet se trajneri Agim Canaj, vetëm 1 javë pasi mori drejtimin e shkodranëve ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i skuadrës. Ai e ka të pamundur të vazhdojë në kushte të tilla, duke qenë se i kanë ndërhyrë në formacion dhe për ndeshjen ndaj Besëlidhjes. 

Drejtuesit e tjerë të klubit, por dhe të Bashkisë Shkodër po mundohen të bindin trajnerin shkodran që të vazhdojë të mbetet në krye të kuqebluve. Situata në Shkodër ka marrë një tjetër rrjedhë, pavarësisht se ekipi ka siguruar ngjitjen në Superiore. Vllaznia mbetet "peng" e presioneve!  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit