Cancelo nuk humbet kohë, super asist në debutim me Bayern. Chupo Moting protagonist (PAMJET)

1 Shkurt 2023
21:49
Telesport
back button

Duhen thjesht 17 minuta qe Cancelo te tregoje klasin e tij me Bayern Munich duke prezantuar veten keshtu ne Gjermani. Bayern Munich po luan ndaj Mainz ne transferte ne Kupen e Gjermanise dhe pjesa e pare u mbyll me 3 gola nga djemte e Nagelsmann.

Ne fushe edhe debutuesi. Portugezi u hodh ne fushe nga minuta e pare dhe menjehere tregoi klasin dhe vlerat e tij si mbrojtes i djathte. Nje dalje ne krahe, kthim me kemben tjeter, finte dhe krosim perfekt ne shtyllen e dyte ku Chupo Moting duhet thjesht ta conte ne rrjete kete “ftese”.

ASISTI I CANCELO – VIDEO

Cancelo mberriti huazim ne diten e fundit te merkatos me te drejte blerje 70 mln euro, pasi prishi raportet e tij me Pep Guardiola-n sidomos pas kthimit ne Angli nga Boterori ne Katar ku u ul ne stol dhe ne vendin e tij luajti Ake me se shumti.

GOLI I MUSIALA – VIDEO

Dy golat e tjeter ne pjesen e pare per kampionet e Gjermanise u shenuan nga Musiala dhe Mane. Sulmuesi i ri i talentuar mori top brenda zone dhe me te majten arriti ta gjente diagonalen perfekte duke dyfishuar. Me vone do te vinte edhe goli i Sane. Nje asist i bukur nga Chupo Moting brenda zone.

GOLI I SANE – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit