Candreva: Do të festojmë këtë fitore deri në mesnatë, pastaj…

23 Tetor 2019
23:21
back button

Antonio Candreva ka vulosur fitoren e Interit me golin e tij ndaj Borussia-s, pas ndeshjes kjo është deklarata e tij.

“Ndjejmë entuziazmin e duhur, dëshirën për të përmirësuar veteën tonë dhe të luftojmë së bashku për ekipin. Duhet të vazhdojmë kështu pasi jemi në rrugën e duhur.

Problemi kryesor në dy ndeshjet e mëparshme të Championit ishte se nuk shfrytëzuam mundësitë tona, por sot kemi bërë shumë mirë.

Tani do të festojmë deri në mesnatë, pastaj do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen e radhës në fundjavë. Është e lodhshme, por do ta kalojmë me entuziazëm dhe uri.

Gjëja më e rëndësishme është të ruajmë fokusin. E dimë që kemi shanse për kualifikimin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit