Canelo Alvarez i dyzuar: Revanshi ndaj Bivol apo triologjia me Golovkin

18 Maj 2022
10:08
Gentian Spiri

Boksieri meksikan Canelo Alvarez, kampion i shumëfishtë i botës në kategori të ndryshme peshash, është ende i pavendosur për të ardhmen e tij. Një javë më parë ai humbi sfidën ndaj rusit Dmitry Bivol, sfidë e vlefshme për peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), ku ai debutonte.

Kjo humbje ka vënë disa pikëpyetje për Alvarez, nëse ai do të vijojë të duelojë në këtë peshë, apo do të rikthehet në peshat më të vogla e më të përballueshme, ku ai ka diktuar. Meksikani ka kërkuar revanshin ndaj Bivol, ndërkohë që të gjithë presin triologjinë ndaj kazakut Gennady Golovkin.

Alvarez, 57 fitore, 2 humbje e 2 barazime në karrierë, synon të rikthehet në ring në shtator dhe deri atëherë pritet të marrë një vendim. Ai e di mirë se ndaj Bivol s’do ta ketë të lehtë, në një peshë rreth 20kg më e lartë nga debutimet e tij si profesionist. Ndërkohë që, edhe “triple G” pret një përgjigje.

Besoj se gjatë kësaj jave do të vendosim. Do të ulemi me Canelo e trajnerin e tij dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Personalisht jam i lumtur kudo që ai të dëshirojë të duelojë. Ndoshta dueli me Golovkin (triple G) ka më shumë rëndësi edhe në aspektin financiar, por ai mund të dojë hakmarrjen ndaj Bivol”, tha Eddie Hearn, menaxheri i meksikanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit