Canelo Alvarez “mbret” në ring, mposht rivalin britanik dhe mbron titujt kampionë bote

7 Maj 2023
9:29
Telesport
back button

Boksieri meksikan Canelo Alvarez, mbrojti sot titujt kampionë bote në peshën super të mesme (WBA, WBO, WBC, IBF), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj britanikun John Ryder. Sfida mes tyre u zhvillua në Guadalajara të Meksikës, me boksierën vendës që nuk zhgënjeu para fansave të tij.

Të tri gjyqtarët i dhanë Canelo Alvarez fitoren (118-109, 118-109 e 120-107), çka tregon për epërsinë e meksikanit, që mbron titujt kampionë. Ryder, që mbante titullin e përkohshëm të kategorisë WBO, nuk arriti të mposhtë rivalin meksikan edhe pse arriti të rezistojë deri në fund.

Madje në raundin e pestë, Ryder u rrëzua në tapet, por arriti të vijojë sfidën deri në fund, por pa mundur ta fitojë atë. Alvarez (59 fitore, 2 humbje e 2 barazim) synonte një fitore me KO para 50 mijë shikuesve, por nuk ia doli dot mbanë. Nga kjo sfidë, Ryder (32 fitore e 6 humbje) doli edhe me hundën e thyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit