Canelo Alvarez mposht me “KO” Kovalev dhe i rrëmben titullin kampion

3 Nëntor 2019
7:09
Telesport
back button

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është kampioni i ri i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 81kg), pas fitores me “KO” në raundin e 11-të ndaj rusit Sergey Kovalev. Një përballje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës dhe që po shkonte drejt një përfundimit me vendim të gjyqtarëve, por meksikani arriti të përmbushë misionin e tij. Ai bëhet kështu kampion bote në pesë Divizione të ndryshme.

Një duel që në raundet e parë nuk dhuroi shumë spektakël, me boksierët që më së shumti mbroheshin dhe jepnin goditje në trup. Me kalimin e kohës, Alvarez nis të bëhet më kërkues, duke nisur të dominojë në ring dhe të fitojë raundet, por edhe Kovalev nuk dorëzohet e reagon mirë. Gjithsesi, ky mbeti një duel i hapur deri në momentin qe Canelo vendosi të tregoje aftësitë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit