Canelo Alvarez nuk ndalet, hedh në tapet edhe turkun Yildirim

1 Mars 2021
10:49
Telesport
back button

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez fitoi duelin ndaj turkut Avni Yildirim, i cili u tërhoq në raundin e tretë. Kjo sfidë ishte e vlefshme për titujt kampionë bote të peshës super të mesme (WBA e WBC).

Përballja u zhvillua në Miami të Florida (Amerikë), ku meksikani mbrojti pa shumë mund titujt kampionë. Duel që u dominua nga Canelo Alvarez, 55 fitore, 1 humbje e 2 duele barazim. Ndërsa për Yildirim kjo ishte humbja e tretë në karrierë (ka edhe 21 fitore).

Sfida nuk pati shumë histori, teksa forca e grushteve të Alvarez detyroi rivalin turk të tërhiqej në raundin e tretë, ndërkohë që dueli u ndoq nga 12 mijë fansa të pranishëm në “Miami Dolphins Stadium”.

Pas kësaj sfide është vendosur që boksieri meksikan të duelojë ndaj britanikut Billy Joe Saunders, që mban titullin e kategorisë WBO në peshën super të mesme. Kjo sfidë, që do të unifikojë titujt, do të zhvillohet në maj të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit