Kampionati Shqiptar

Canka bën dopietë, Dinamo mundet që në start

Dinamo e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin e ri në Kategorinë e Parë. Ajo është mundur në Kompleksin Sportiv të Pezës, përballë gjirokastritëve. Sfida ka filluar në orën 13:00, sepse po aty, në orën 16:00 do të luhet ndeshja tjetër e Grupit B të kësaj kategorie, Sopoti-Shkumbini. Dy herë ka shënuar Luftëtari udhëtues në portën e skuadrës së drejtuar nga Igli Allmuça, duke dalë me tri pikë të çmuara nga kjo transfertë.

Dinamo e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin e ri në Kategorinë e Parë. Ajo është mundur në Kompleksin Sportiv të Pezës, përballë gjirokastritëve. Sfida ka filluar në orën 13:00, sepse po aty, në orën 16:00 do të luhet ndeshja tjetër e Grupit B të kësaj kategorie, Sopoti-Shkumbini. Dy herë ka shënuar Luftëtari udhëtues në portën e skuadrës së drejtuar nga Igli Allmuça, duke dalë me tri pikë të çmuara nga kjo transfertë.

Dinamo-Luftetari

Moment nga ndeshja Dinamo-Luftëtari 0-2

Golat e fitores u realizuan të dy nga lushnjari Mikel Canka, në 52′ dhe 78′. Trajneri Hysi i rreshtoi më së miri bluzinjtë, pas një pjese të parë që studio me kujdes kundërshtarin. Lëvizje të sakta taktike erdhën dhe nga stoli, ku kapiteni Shenaj ia la vendin Aleksit dhe Çaço-Brahos duke sjellë më shumë siguri dhe freski në skuadër. Kjo fitore në transfertë, e marrë ndaj një kundërshtari si Dinamo, konfirmon Luftëtarin si një pretendent serioz këtë edicion për t’u ngjitur në Superligë.

Allmuca

Igli Allmuça, dikur kampion me Dinamon si lojtar, e nis me humbje sezonin e ri si trajner i bluve

Kujtojmë se kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë filloi sot, më datën 12 shtator 2015, dhe do të mbyllet më 19 maj të vitit 2016. Në bazë të vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e tij të fundit, në Kategorinë e Parë reduktohet numri i lojtarëve të huaj, që mund të aktivizohen brenda 90 minutave me një skuadër. Më parë lejoheshin 5 të tillë, ndërsa në vazhdim do të kushtëzohen në vetëm 3 lojtarë. Problem në këtë kategori mbetet infrastruktura, sepse disa skuadra nuk kanë stadiume që plotësojnë kriteret e licensimit nga FSHF-ja, ndaj duhet të gjejnë “strehë” diku tjetër, duke “migruar” ku të munden.

 

Kategoria e Parë, java e 1-rë
12.09.2015, ora 16:00

Grupi A
KASTRIOTI – ERZENI
Gjyqtarë: F.Xhemalaj, E.Bodeci, E.Sinanaj
MAMURRASI – BESA
Gjyqtarë: R.Shoshaj, N.Rrapaj, E.Nelaj
KAMZA – BURRELI
Gjyqtarë: O.Kuka, R.Shaba, R.Dobruna
BESËLIDHJA – KORABI
Gjyqtarë: I.Myrtja, S.Zeka, F.Thorja
ADA – ILIRIA
Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Zaimi, E.Morina

 

Grupi B
Gjyqtarë: H.Llapra, R.Malaj, M.Llukmani
DINAMO – LUFTËTARI   0-2
Golat: Canka 52′, 78′
Gjyqtarë: K.Shahini, H.Lisaku, M.Sadikaj
BUTRINTI – TURBINA
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri
SOPOTI – SHKUMBINI
Gjyqtarë: S.Greca, D.Korreshi, M.Qose
APOLONIA – POGRADECI

 

13.09.2015
ELBASANI – LUSHNJA

Gjyqtarë: E.Hamiti, P.Simoni, E.Muca

[total-poll id=45245]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar