Cannavaro i jep zemër Italisë: Mos u dorëzo, do të triumfojmë si në Kupën e Botës!

1 Prill 2020
10:45
Alfred Lleshi
back button

Rruga drejt dritës në fund të tunelit është ende e gjatë për Italinë, e gjunjëzuar nga “Coronavirus”, që ka shënuar mijëra viktima prej një muaji. Një goditje në zemër për Fabio Cannavaro, trajnerin e Guangzhou Evergrande në Kinë. Vendi aziatik ishte i pari, që regjistroi raste të infektimit, duke filluar nga shpërthimi që u shfaq në qytetin e Wuhan.

Në një letër të gjatë, të botuar nga “The Players’ Tribune”, ish-mbrojtësi shprehu gjithë pikëllimin e tij për dramën e madhe që po përjeton Italia e tij, edhe pse ndodhet mijëra kilometra larg. Këtu janë disa fragmentet më interesante:

“Ajo që po ndodh me vendin tonë po më shkakton një ndjenjë të fortë ankthi dhe dhimbjeje. Unë nuk mund ta përshkruaj se sa keq ndihem kur e shoh Italinë në këto kushte, me kaq vuajtje, me aq shumë njerëz që vdesin. Unë jam me zemër afër të gjithë atyre personave të prekur nga sëmundja dhe atyre që kanë humbur të dashurit.

Për të dalë prej kësaj situate kritike do të kemi nevojë për të njëjtin frymë kohezioni të treguar në vitin 2006, vendimtare për fitoren e Kupës së Botës në Gjermani. Njerëzit shpesh më pyesin pse Italia e fitoi atë Botëror. Për fat të mirë ishim skuadra më e fortë dhe besuam në atë trofe. Tani Italisë i duhet e njëjta frymë uniteti. Momente të tilla duhet të nxjerrin në pah krenarinë dhe forcën tonë si popull, edhe pse është mjaft e vështirë.

Kjo përvojë e vështirë do të na shënjojë thellësisht, për mire, ose për keq. Shumë njerëz do të humbasin punën e tyre, ne do të duhet të punojmë më shumë. Shpresojmë që vaksina të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur për të dalë nga ky makth, njëherë e përgjithmonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit